Nga kush e presim Reformën Zgjedhore? Nga Arian Galdini

Nga kush e presim Reformën Zgjedhore?


Nga Arian Galdini

 

Nga presim ne të na bëhet Reforma Zgjedhore?????

Kush?


1. Edi Rama?

Mooos. Edi fiton zgjedhje vetëm me Tom Doshin, Shullazin, Ymer Lalën, Gjushin, e gjithë bandat e horrat e qyteteve.

Mooos. Edi qeveris me gjithë bandat e vendit.

Moooos.

2. Sali Berisha?

Psh, për hir të 19 viteve të miat në PD, (1991 - 2009) për Sali Berishën unë kurrë nuk kam thënë asgjë të keqe e asgjë të mirë.
Por ama, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Arta Dade, Koço Kokëdhima, Petrit Vasili, Luan Rama, Fatos Lubonja, Andi Vito Kapo (Bushati), Arben Malaj e gjithë komunistët e socialistët e vjetër e të rinj, kanë thënë çdo të zezë mbi këtë dynja për të.
Edhe Sali Berisha, nuk ua ka përtuar në këto 30 vite këtyre, e ua ka thënë të gjitha.
Tani si të besoj e dëgjoj më unë Sali Berishën si mbrojtës të votës e kushtetutshmërisë, kur sot revolucionin antikomunist dhe antiEdRamist po e bën më të gjithë komunistët, socialistët, ramizistët e nexhmijeistët e këtij vendi. A besoni ju si ky ka në plan të lejojë të bëhet Reformë Zgjedhore për të çliruar zgjedhjet e votën e lirë?

Mooooos.

Ka fituar me zgjedhje vetëm në vitin 1992. 

Pastaj në të gjitha zgjedhjet ka bërë pirueta me gjithë komunistët, ramizistët dhe nexhmijeistët e mundshëm.

Në 2005 fitoi nga Ilir Meta. 
Në 2009 bashkëqeverisi me Ilir Metën.

Kur i iku Ilir Meta, humbi.

E ju prisni që ky të lejojë Reformë Zgjedhore?

Mooooos.

3. Lulzim Basha?

Për Lulzim Bashën unë kurrë nuk kam thënë asgjë të keqe e asgjë të mirë për hir të 19 viteve të mia në PD, por edhe për hir të miqësisë sime personale me të.


Por ama, Monika Kryemadhi, Ilir Meta, Arta Dade, Koço Kokëdhima, Petrit Vasili, Luan Rama, Fatos Lubonja, Andi Vito Kapo (Bushati), Arben Malaj e gjithë komunistët e socialistët e vjetër e të rinj, kanë thënë çdo të zezë mbi këtë dynja.
Edhe Lulzim Basha, nuk ua ka përtuar në këto 15 – 16 vite që ka hyrë në politikë, këtyre, e ua ka thënë të gjitha.
Tani si ta besoj e dëgjoj më unë Lulzim Bashën si mbrojtës të votës e kushtetutshmërisë, kur sot revolucionin antikomunist dhe antiEdRamist po e bën më të gjithë komunistët, socialistët, ramizistët e nexhmijeistët e këtij vendi.

Si ta besoj Lulzim Bashën, kur që nga dita që është zgjedhur Kryetar i PD, ka hyrë një herë në zgjedhje lokale dhe ka humbur.

Pastaj në zgjedhje parlamentare ka hyrë me bashkëqeverisje dhe prapë ka humbur.

Pastaj nuk mori pjesë fare në zgjedhjet e tjera lokale dhe kësisoj ia dhuroi Edi Ramës 61 Bashki.

Prej 2013 ka bërë 2 Marrëveshje Historike me Edi Ramën dhe çuditërisht, nga asnjë Marrëveshje Historike Basha - Rama nuk ka fituar publiku, e madje as PD e as Opozita.

Si ta besoj unë se Basha do lejojë të bëhet Reformë Zgjedhore.

Moooooos.

4. Ilir Meta?

Prej Ilir Metës unë jam larguar nga PD si anëtar i PD, në 2009, sepse refuzova Koalicionin e asaj kohe PD – LSI.
Nuk ka shqiptar që nuk i mban mend akuzat monstruoze që i ka bërë Sali Berisha dhe e gjithë PD Ilir Metës. Nuk ka monstruozitet që Ilir Meta nuk e ka thenë për PD, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Gjërat më të shëmtuara në botë dhe akuzat më tê rënda në botë ia kanë bërë Sali Berisha, Ilir Metës dhe Ilir Meta Sali Berishës, Lulzim Basha, Ilir Metës dhe Ilir Meta, Lulzim Bashës, e kështu me radhë.
Dhe unë duhet të dëgjoj e besoj Ilir Metën, kur më thotë se duhet dialog?

Të besoj se Ilir Meta do lejojë që dialogu të prodhojë Reformë Zgjedhore reale që çliron zgjedhjet e lira dhe të barabarta?

Moooooos.


5. Monika Kryemadhi?


Mjafton të kujtoni ndër vite çfarë ka thënë Sali Berisha e Lulzim Basha dhe e gjithë PD për Monikën dhe Monika për këta, për tu kthjelluar.
Dhe unë duhet të dëgjoj Monikën kur më bën thirrje për të besuar se ajo po dialogon me Bishën Edi Rama për Reformën Zgjedhore por edhe po lufton kundër Bishës Edi Rama?

Moooooos


A e mbani mend çfarë na thoshte Lulzim Basha për LSI, në zgjedhjet e 2017?

Po Monën a e mbani mend çfarë thoshte në 2017 për Bashën?

Po Tit Vasilin a e mbani mend?

Joooo. Nuk e dëgjoj dot Monikën.

As e besoj dot se ajo do lejojë zgjedhje të lira e të ndershme.

As Reformë Zgjedhore nuk pres nga ajo.

Mooooos.

6. Koço Kokëdhima?

Mooooos. Edhe Koço mungonte.
Sepse tani kompletohet fronti komunist që udhëheq revolucionin antikomunist dhe antioligarki…
Koçoja na bën të kuptojmë se vetëm shoqja Nexhmije mungon nga gjithë komunistët e bërë bashkë në revolucionin komunist kundër komunizmit të Edi Ramës.....


Mooooos.


7. Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Nisma Thurrje?


Mooooos.

Kur e gjithë PD e LSI i doli kundër duke e nënçmuar, poshtëruar e sharë Rudina Hajdarin, unë isha ndër zërat e paktë të djathtë që e mbrojtën Rudinën.

E mbrojta në TV.
E mbrojta me shkrime.

Humba edhe disa miq duke mbrojtur Rudinën.

E mbrojta Rudinën asokohe sepse e kam njohur që të vogël.

Kam pas njohur Azemin dhe kur shkoja në shtëpinë e Azemit e takoja Rudinën e vogël dhe të brishtë aty si bijën e shokut tim.

Por Rudina u Thurr shpejt.

E Thurri, Ralfi me Nismën Thurrja dhe u bë shpejt pjesë e skemës së vjetër.

Unë nuk u besoj atyre që Thurrin me paketime të reja "lojëra të vjetra".

Ndaj nuk kam asnjë besim e shpresë se këta do bëjnë Reformë Zgjedhore.

Moooos.


Lista është më e gjatë por po ndalem tek këta të shtatë sepse e di që Nexhmija kënaqet mjaftueshëm me revolucionarët e saj antikomunistë që do bëjnë Reformë Zgjedhore.

A nuk janë këta të shtatë dhe gjithë rrogëtarët e tyre nëpër Parti e media dhe universitete, përfshirë edhe task forcën e këtyre intelektualëve me qera që përdoren në çdo krizë si klizma stomaku pas vjelljes, njerëzit që kanë thënë çdo marrëzi e poshtërsi për njëri-tjetrin?


E unë duhet të dëgjoj këta e të besoj këta se këta do bëjnë Reformë Zgjedhore?

 

JOOOO.

Sidomos Edi Ramën nuk e dëgjoj fare fare. Sepse Edi Rama i bën zgjedhjet dhe shtetin me Ymer Lalën dhe Emiljano Shullazin, me Damianin dhe Gjushin.

Edi Rama është komunisti i rilindjes së Bllokut dhe të keqes, i ligu që çdo ditë që shtyn në pushtet e ka si ditë rreziku kombëtar.


Kështu që Edi Ramën nuk e dëgjoj sepse kurrë nuk e kam dëgjuar e as besuar për asnjë sekondë.

Por kur SHBA dhe BE më thonë se duhet Reformë Zgjedhore, unë do ti dëgjoj por më duhet tua them të vërtetën se nuk besoj aspak tek Aktorët 4 polarë që po bëjnë Reformën Zgjedhore.

Por për SHBA dhe BE unë do të qëndroj në pritje pa pritshmëri sepse e di që edhe ata në fund do më thonë mua se kam të drejtë që nuk e besoj Këshillin Politik dhe Tryezën 4 Polare.


Pikë.


Arian Galdini