Pse është Lëvizja e Re është shpresa?
Nga Arian Galdini
Sepse është Parti plotësisht e re.
Sepse LRE është realisht Lëvizja e re që të gjithë po presin e kërkojnë.
Është Parti e re sepse njerëzit në të janë te rinj.
Është Parti e re sepse nuk ka asnjë financim, asnjë, e megjithatë ia del të rritet çdo ditë me njerëz që vijnë për tu bërë vetë vullnetarisht pjesë e besëlidhjes së të mirëve dhe të merituarve.
Është Parti e re, sepse nuk buron nga pakënaqësia.
Është Parti e re, sepse nuk synon të përdorë pakënaqësinë, por të ndërtojë shpresën.
Është Parti e re, sepse ka Kryetar, por nuk ka të parë.
Është Parti e re sepse, të gjithë ne që jemi në Ekipin Drejtues, jemi njerëz që jemi njohur duke u bashkuar e duke u sprovuar në ngritjen e LRE.
Pra askush nuk ka krijuar një Parti me miqtë e shokët e tij.
Të gjithë ata që janë në Ekipin Drejtues të LRE, janë miq të rinj në njohje me njëri-tjetrin.
Dhe kjo është e jashtëzakonshme.
Mund edhe tu kishim rënë telefonave të miqve, shokëve e njohjeve a familjarëve tanë.
Por nuk e kemi bërë.
E kemi lënë LRE të rritet e lirë nga dëshira dhe ngasja e atyre që vijnë vetë për tu bashkuar krejt natyralisht.
Nuk duam as parti tarafi, as parti miqsh, as parti klanesh, as parti tribu, as parti krahine a qyteti.
Është Parti e re, sepse në çdo bisedë paraprake që ne bëjmë me njëri-tjetrin para se të vendosim bashkëpunimin në besëlidhjen e të mirëve dhe të merituarve, ne bëjmë të qartë se në LRE, nuk ka para, financime, premtime, joshje, mashtrime, plaçkë për të bërë.
Në LRE ka vetëm hapësirë lirie dhe imagjinatë për të bërë e dhënë kontributin tënd.
Kush beson në filozofinë KÇK - Kap Ça t'Kapësh, nuk ka pse e mendon LRE si zgjidhje.
LRE nuk është e nuk do të jetë Parti e Përfitimeve dhe Përfituesve.
LRE është Parti e Aspiratave dhe Aspiruesve.
Kapçatkapistët, i kanë Partite ku mund të shkojnë.
Kanë nja 10 të përfaqësuara në Kuvend, e nja 200 të tjera vërdallë.
LRE nuk ka pikë lidhje me kapçatkapistët.
LRE synon, kërkon, thërret vetëm ata që e ndjejnë se duan e munden të bëjnë diçka për ta ndryshuar këtë vend, duke e kuptuar se kjo do të thotë sakrificë personale për të mirën publike.
Mjaft më, me Parti e Politikanë që sakrifikojnë të mirën publike për të ndërtuar sulltanate personale.
LRE është krejt e kundërta.
Ne jemi për të ndërtuar të mirën publike.
LRE është Parti e re sepse askush nga ne drejtuesit e kësaj Partie nuk kemi qenë ndonjëherë në funksione drejtuese Partiake a Shtetërore në Parti të tjera.
Ka ndër ne që kanë dhënë kontribute, por që kurrë nuk kanë bërë asnjë përfitim.
Jemi qytetarë të thjeshtë, të rregullt.
Nuk kemi mjelë lopë të mëdha a të vogla partiake a shtetërore, e tani kemi krijuar një lopë të re për ta mjele. Jo.
Ne jemi qytetarë të thjeshtë, të rregullt që kemi krijuar një parti të qytetarëve të thjeshtë e të rregullt që duan të bëhen bashkë për ta ndryshuar këtë vend.
Ne jemi Partia e shpresës.
Ne nuk jemi bërë bashkë as për të fituar, as për të humbur, as për të përfituar.
Ne jemi bërë bashkë për të ndërtuar një Aspiratë.
Ndaj jam i sigurtë e i bindur se do tia dalim.
Do tia dalim patjetër.
LRE - Lëvizja e Re