Arian Galdini – Jetëshkrimi

 


Kryetar i LRE, Pedagog, Zë Publik dhe Aktivist i devotshëm për demokracinë dhe drejtësinë.

Formimi Akademik

Arian Galdini lindi më 11 dhjetor 1974 në Lushnjë, Shqipëri.
Me një formim akademik në ekonomi e administrim dhe një përvojë ndërkombëtare, ai është një prej zërave publik dhe aktivistëve më të angazhuar për transformimin politik, qytetar dhe shoqëror të Shqipërisë.

Ai ka ndjekur studimet universitare në Administrim Biznesi në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe ka përfunduar një Master në Administrim Publik në Universitetin Europian të Tiranës (UET).
Për të thelluar më tej ekspertizën e tij në qeverisje, shoqëri civile dhe politikë publike, ai ka ndjekur:

• Programin Chevening në Universitetin e Glasgow-it, ku ka studiuar marrëdhënien midis qeverisë, shoqërisë civile dhe sektorit privat.

• Programin për menaxherë të lartë në qeverisje në Shkollën e Qeverisjes Kennedy në Universitetin e Harvardit.

Ky formim akademik i ka mundësuar një qasje analitike dhe strategjike ndaj sfidave të shtetndërtimit, demokracisë dhe transparencës, duke e shndërruar atë në një aktor kyç të debatit intelektual dhe politik në Shqipëri.

Autor i “Neoshqiptarizmit” dhe Mendimtar Publik

Arian Galdini është një mendimtar i pavarur dhe një zë i fuqishëm intelektual në hapësirën publike shqiptare.

Ai ka publikuar qindra artikuj, analiza dhe opinione në mediat më prestigjioze të Shqipërisë, përfshirë Panorama, Gazeta Shqiptare, etj, si dhe platforma të tjera të rëndësishme të debatit publik.

Në vitin 2024, ai botoi librin “Neoshqiptarizmi”, një doktrinë filozofike dhe politike mbi nevojën për një Rinisje Kombëtare, duke sfiduar konformizmin e elitave dhe deformimet ideologjike që kanë zvetënuar mendimin politik shqiptar.

“Neoshqiptarizmi” nuk është thjesht një libër, është një manifest për shqiptarët që duan të çlirojnë veten nga trashëgimia e deformuar dhe të ndërtojnë një të ardhme më të drejtë dhe të denjë.

Lufta për Drejtësi dhe Aktivizmi Shoqëror (2000 - 2020)

Për më shumë se dy dekada (2000 - 2020), Arian Galdini ka qenë një aktivist i paepur në mbrojtje të drejtësisë, transparencës dhe të drejtave qytetare.

Ai ka qenë një ndër denoncuesit më të fortë të Mafias Farmaceutike dhe korrupsionit në sistemin shëndetësor shqiptar.
Në janar - mars 2015, ai bëri një nga denoncimet e betejat më të rëndësishme civille e publike, duke ekspozuar:

• Skandalin e ilaçeve të skaduara dhe të falsifikuara në Shqipëri, të cilat rrezikonin jetën e mijëra pacientëve.

• Korrupsionin në tenderat shëndetësorë dhe skemat mafioze që pasuronin oligarkët në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

• Aferën e tmerrshme tek Onkologjiku, ku pacientët e prekur nga kanceri u privuan nga trajtimet bazike për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike.

Denoncimet e tij shkaktuan një valë të madhe reagimi publik dhe ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah degradimin e institucioneve shtetërore dhe mungesën e përgjegjësisë nga autoritetet.

Përveç kësaj, ai ka qenë një promovues aktiv i transparencës në administratë, i luftës kundër korrupsionit, dhe një iniciator i shumë nismave për qeverisjen e mirë dhe etikën në politikë.

Aktivizmi politik dhe themelimi i LRE

Në tetor 2020, ai themeloi dhe u zgjodh si drejtues i LRE, një forcë politike me një identitet të qartë të djathtë, kombëtar dhe zhvillimor, e ndërtuar mbi parimin e meritokracisë, transparencës dhe dinjitetit kombëtar.

LRE, Lëvizja Rinisje nuk është një parti tradicionale, por është një vizion i ri për politikën, larg korrupsionit dhe riciklimit të elitave të vjetra.

Arian Galdini është rizgjedhur Kryetar i LRE në Kuvendin e Parë Zgjedhor të kësaj partie në qershor 2023.

Puna akademike dhe kontributi në edukim

Përveç angazhimeve të tij politike dhe aktivizmit qytetar, Arian Galdini ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në fushën akademike:

• Ka qenë pedagog në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Luarasi”, ku ka ligjëruar mbi administrimin publik, qeverisjen e mirë dhe etikën në ekonimi, biznes, sektorin publik dhe privat.

• Është themelues i platformës mediatike “News Etika”, një hapësirë e lirë për debatin intelektual dhe analizën e thellë mbi realitetin politik dhe shoqëror shqiptar.

Vlerësime dhe Mirënjohje Ndërkombëtare

Për kontributin e tij në pajtimin kombëtar, promovimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, Arian Galdini është vlerësuar me çmime të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare:

• Medalja “Nënë Tereza” dhe “Skënderbeu”, e akorduar nga presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, në shtator 1999.

• Medalja “Kentucky Colonel”, e akorduar në vitin 2918 nga Guvernatori i Kentucky-t, Matt Bevin, një nga nderimet më të larta që jepet në SHBA për kontribut të veçantë në çështje të drejtësisë dhe lidershipit qytetar.

Arian Galdini nuk është një politikan i zakonshëm. Ai është një mendimtar, një akademik dhe një luftëtar për drejtësinë, i cili beson se Shqipëria nuk mund të mbetet peng i një sistemi të korruptuar, por duhet të ndërtojë një të ardhme të bazuar në vlera dhe meritokraci.

Me një përvojë të gjatë në politikë, akademi, aktivizëm dhe media, ai është një nga figurat më të rëndësishme të debatit publik dhe të betejës për një Shqipëri ndryshe, një Shqipëri të lirë, të drejtë dhe të zhvilluar.

Në çdo fjalë, në çdo analizë dhe në çdo përpjekje të tij qëndron një parim i pathyeshëm: Shqipëria duhet të zgjohet dhe të marrë fatin e saj në dorë!